AKTUALE

DREJTORI I MEDRESESË “ISA BEU” PJESË E DELEGACIONIT NË PRITJE TË IMAMIT TË QABES

Sot, Drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam ef. Islami, ishte pjesë e delegacionit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut që, nën udhëheqjen e Kryetarit të saj, Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetahut, mirëpriti Imamin e Qabes, ekselencën e tij, Shejh Dr. Mahir Muaikali, i cili po qëndron në vendin tonë si mysafir i nderuar i BFI-së.

Pritja qendrore në Shkup u realizua nën nikoqirllëkun e Myftiut të Shkupit, Dr.Qenan ef. Ismaili, ku u zhvilluan aktivitete të rëndësishme fetare dhe takime vëllazërore.

Vizita e Imamit të Qabes po realizohet sipas një agjende të pasur dhe shumëdimensionale, e cila filloi dje në Kumanovë, sot vazhdoi në Shkup me faljen e namazit të Xhumasë në xhaminë historike të Mustafa Pashës, për të vazhduar më tej në Gostivar dhe në Tetovë. Në çdo qytet, mysafiri u prit me nderime të veçanta, u organizuan tubime frymëzuese dhe takime me përfaqësues të institucioneve fetare, arsimore dhe kulturore.

Pjesëmarrja e Drejtorit të Medresesë “Isa Beu” në këtë delegacion dëshmon edhe njëherë rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në jetën fetare dhe arsimore të vendit, si dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e vlerave islame dhe lidhjeve me botën myslimane.

Kjo vizitë e lartë fetare mbetet një ngjarje historike dhe e paharrueshme për vendin tonë, duke përcjellë mesazhe të fuqishme uniteti, vëllazërie dhe përkushtimi në shërbim të fesë dhe shoqërisë.

Banner

Related posts

Krenar LLoga, Ziadin Sela dhe Talat Xhaferi takim me bashkatdhetarët në Austri

Gjyla Halili

LSDM: Kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE po i zhytin në borxhe komunat

admin

Talat Xhaferi: E dënoj ashpër sulmin e Iranit mbi Izraelin

Gjyla Halili