AKTUALE

Faton Ahmeti: Azgan Haklaj shembull i gjallë i atdhetarit që dha gjithçka për idealin kombëtarë

Sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ka uruar veprimtarin e shquar Azgan Haklaj për dekoratën e merituar nga SHVL-UÇK, e cila ju dhurua sot në një Akademi solemne e organizuar në Tetovë.

“Asnjëherë nuk do të ishim ku jemi sot, po të mos kishim njerëz që sakrifikuan dhe u vetëflijuan në periudhat dhe kohërat më të vështira për shqiptarët”- ka shkruar Ahmeti.

Faton e Ahmeti e ka quajtur Azgan Haklaj shembull i gjallë i një atdhetari dhe veprimtari i cili ka dhënë gjithçka për idealin kombëtarë.

Ja postimi i plotë:

Asnjëherë nuk do të ishim ku jemi sot, po të mos kishim njerëz që sakrifikuan dhe u vetëflijuan në periudhat dhe kohërat më të vështira për shqiptarët.
Një shembull i gjallë i kësaj sakrifice është atdhetari dhe veprimtari z. Azgan Haklaj, i cili dha gjithçka për idealin kombëtar.
Sot në Tetovë, në një akademi solemne, të organizuar nga SHL-UÇK, z. Haklaj u nderua me mirënjohjen e veçantë “Heronjtë e heshtur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”.
Lavdi të gjithë atyre që kontribuan për çlirimin e tokave shqiptare!

Banner

Related posts

MASH e harroi Konviktin e Tetovës, ende nuk janë përmirësuar vërejtjet e Revizionit

Gjyla Halili

SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

admin

Lladrovci: Krenar me Policinë tonë, krenar me arritjet e përbashkëta

Gjyla Halili