AKTUALE

NDAHET NGA JETA PROFESORI ME PREJARDHJE NGA FSHATI ZAJAZ I KËRÇOVËS, HAMIT XHAFERI

Profesor Hamiti shërbeu tërë jetën arsimit shqiptarë duke qenë profesor disa dekada në Gjimnazin e Tetovës dhe më pastaj në Universitetin e Europës Juglindore.

Profesori Vebi Bexheti nëpërpes një postimi në Facebook ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Prof. Hamit Xhaferri

Lajm pikëllimi!
Sapo kuptova se paska ndërruar jetë kolegu ynë i punës, Prof. Hamit Xhaferi, bashkëpunëtori shumëvjeçar, që mbi tridhjetë vite e ndamë të mirën e të keqen bashkë. Profesori universitar, Hamit Xhaferi ishte një edukator i mrekullueshëm dhe profesor i shkëlqyeshëm i lëndës Gjuhë e letësi shqipe, që një kohë punoi në Gjimnazin e Tetovës e mëpastaj në dy universitetet, në fillin në UT, e njëzet vitet e fundit në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), si profesor i rregullt i disa lëndëve të letërsisë dhe një kohë të gjatë edhe si udhëheqës i Katedrës së gjuhës e letërsisë.
Prof. Hamiti ishte studiues këmbëngulës i letërsisë, nga ajo e vjetra e deri te kjo e sotmja. Ishte pjesëmarrës i rregullt në konferenca, simpoziume e takime të ndryshme letrare, mbarëkombëtare, ndërkombëtare dhe autor i shumë punimeve shkencore e pesëmbëdhjetë teksteve studimore në fushë të letërsisë popullore, të asaj të shkruar dhe fushës etno-kulturore.

Me këtë rast u shpreh ngushëllime familjes, kolegëve ish nxënësve, studentëve dhe gjithë miqve e dashamirëve, që Hamiti i kishte gjithandej, në hapësirat shqiptare.

Pusho i qetë kokeg i nderuar!

Related posts

Kallëzim penal ndaj Ljubomir Frçkoskit, dyshohet për keqpërdorim të fondeve buxhetore në SHBA

Gjyla Halili

Nga sot s’ka më kufizim të rritjes së çmimeve për 73 produkte bazë

Gjyla Halili

KE: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut t’i shmangin tensionet e panevojshme

admin