AKTUALE

Kasami: Do të kërkojmë nga Mikcoski rishqyrtimin e marrëveshjes për pozicionet e VLEN-it në qeveri

Banner

Pas vendimit të ASH-Taravari që në zgjedhje lokale të shkojë me lista të veçanta për këshilltarë komunalë, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se do të kërkojnë nga kryeministri Hristijan Mickoski që të rishqyrtohen pozicionet e VLEN-it në Qeveri.

“Ne kur jemi futur në qeveri si koalicion VLEN, kemi pasur një marrëveshje me kryeministrit, atëherë mandatarin e qeverisë, sigurisht që në rrethanat e reja të krijuara, ne do të kërkojmë nga kryeministri të rishqyrtojmë marrëveshjen si koalicion, tash pjesa tjetër mbetet të diskutohet se si do të vazhdojë më tutje formati i qeverisë, por ne sigurisht si VLEN, do të kërkojmë që të ulemi dhe të bisedojmë edhe njëherë për pozicionet tona në qeveri”, tha mes tjerash Kasami.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti kujton Skenderbeun: “Le të na frymëzojë gjithmonë trashëgimia e tij për të ruajtur unitetin, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”

Gjyla Halili

Isen Shabani, zemër dhe shpirt për Shqipërinë në ndeshjen historike

Gjyla Halili

LEN: Aktualisht s’ka marrëveshje për koalicion me ASH-në

Gjyla Halili