AKTUALE

MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen nesër, Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Departamenti i Çështjeve Civile, gjegjësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të kësaj njësie organizative në varësi të MPB-së, do të punojnë për lëshimin e dokumenteve personale edhe në ditën e zgjedhjeve, me datë 08.05.2024 me orar pune nga ora 08:00-19:00.

“Po ashtu, njoftojmë qytetarët se të gjitha kërkesat për letërnjoftime që janë dorëzuar deri më 03.05.2024, tashmë janë përgatitur dhe qytetarët mund t’i marrin ato”, thonë nga MPB.

Nga MPB më herët kanë thënë se janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të dyfishta në vend.

Banner

Related posts

Nis fushata për ribotimin luksoz përkujtimor të “Lahutës së Malcís” – janë mbledhur mbi 38 mijë dollarë

Gjyla Halili

Trendafilov: Nuk duhet të diskutohet më për pagë minimale prej 500 eurosh, por për 600–700 euro

Gjyla Halili

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Gjyla Halili