KV Greshnicë sonte ishte nikoqir i takimit të përbashkët me kryesinë e Degës së BDI-Kërçovë, Kryetarin e Komunës së Kërçovës Fatmir Deharin, Kryetarin e Këshillit të Komunës së Kërçovës Skender Xhabiri dhe Kryetaren e degës Ardita Dani.
Në prezencë të aktivistëve dhe simpatizantëve tanë u diskutuan ngjarjet aktuale politike në vend, me theks të veçantë padrejtësitë e pushtetit aktual që bënë ndaj funksionarëve tanë të mëparshëm, pa lënë mënjanë vizionin tonë politik për realizimin e projekteve jetike për qytetarët tanë.
Nga sonte do të jemi prezent në çdo këshill vendor për të analizuar bashkarisht ngjarjet aktuale të pushtetit jolegjitim të cilat nuk janë aspak në favor të qytetarëve, por krejtësisht anojnë kah synimet e tyre për politika ditore dhe demagogjike.
Jemi të përkushtuar, jo të hakmerremi ndaj atyre që shkelin nismat tona, por të haprojmë dhe realizojmë projektet tona që i kemi filluar së bashku me bashkëvendasit tanë e që janë të formësuar dhe hartuar për mënjanimin e pengesave infrastrukturore, ekologjike, ekonomike, arsimore, kulturore, sportive etj.
Greshnica gjithmonë ka mbajtur gjallë frymën demokratike në Kërçovë, çdo herë ka dëshmuar se është mbështetëse e fuqishme e BDI-së, dhe ka ditur të shmangi me maturi çdo veprim të padrejtë të nxitur nga subjekte politike me pikëpamje antikombëtare.
Falënderojmë KV Greshnicë për mikpritjen dhe atmosfeeën e ngrohtë që na krijuan sonte në vendbanimin e tyre.
Gjithmonë krenarë dhe të përkushtuar ndaj veprimeve të pakurrsyera për ruajtjen dhe ngritjen e idealit kombëtar.