AKTUALE

VLEN-i sonte pret përgjigje nga ASH-ja e Taravarit! Mexhiti: e duam ASH-në në VLEN, por jo ASH-në që e ka opsion edhe BDI-në

Zëvendëskryeministri i parë, një prej liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti pret që ASH-ja e Arben Taravarit sonte ta sqarojë brenda vetes dilemën dhe ta informojë koalicionin VLEN se cilën rrugë e zgjedhin.
“Ta sqarojnë me vetveten a janë pjesë e VLEN-it apo shkojnë me BDI-në”, tha Izet Mexhiti.
Uroi që ASH-ja të reflektojë.

“Nëse tash dikush e analizon situatën, e vetmja mundësi për rikthim të BDI-së në qeveri është përçarja e VLEN-it. Në këtë situatë kanë kontribuar edhe qarqe nga jashtë”, tha Mexhiti.
Duke rikujtuar përvojat nga e kaluara, Mexhiti u shpreh se përçarja e shqiptarëve në më shumë taborë, vetëm e defaktorizon votën shqiptare. E që VLEN-i të qëndrojë i bashkuar, Mexhiti tha se kanë shkuar në maksimum me oferta ndaj ASH-së për ndarjen e komunave.

“E kemi favorizuar ASH-në, që z.Taravari edhe deklaron në media që më kanë ofruar 35%. Ne deri më sot nuk jemi marrë se çfarë do të marrë LD-ja apo tjerat, por kemi folur vetëm për ta favorizuar Aleancën që të mbetet VLEN-i i bashkuar”, deklaroi Mexhiti.

Related posts

Skandal në Tetovë: Restoranti “Primavera” i lidhur me Albi Qamilin përfiton mijëra euro nga komuna (DOKUMENT)

Gjyla Halili

Shpallen konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2025

Gjyla Halili

Tribunë edukative me rastin e muajit kushtuar luftës kundër kancerit në qafën e mitrës

Gjyla Halili