AKTUALE

FEIT hap dyert për studentët e ardhshëm

Prezantimi i programeve studimore, vizita në laboratorë, biseda dhe shoqërim joformal shënoi ditën e sivjetme të hapur në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup.

Siç njoftojnë nga Fakulteti, laboratorët janë vizituar përmes lojës së njohur interaktive Scavenger HUNT.

Dekani i FEIT, prof.dr. Vladimir Atanasovski theksoi se çdo vit, tradicionalisht, organizojnë Ditën e Hapur me qëllim që studentët e ardhshëm t’i njoftojnë me të gjitha ngjarjet në Fakultet.

Në takimin me studentët e rinj morën pjesë përfaqësues të Dekanatit dhe të diplomuar nga FEIT.

Në ngjarjen e organizuar në oborrin e kampusit të fakulteteve teknike, tubimi pranveror ka vijuar me argëtim me DJ, board lojëra, lojëra sportive, pije dhe ushqime të mira, theksojnë nga FEIT.

Banner

Related posts

Nga Shein te Adidas, kompanitë që po rrisin çmimet për shkak të tarifave të Trumpit

Gjyla Halili

VLEN: BDI non grata 20 vite pushtet me 1% moral dhe 100% korrupsion

Gjyla Halili

Kompani e afërt me zyrtarë serbë të afërt me Rusinë tenton të fitojë tender për IT në institucion shtetëror. Parandalohet nga drejtori shqiptar!

Gjyla Halili