AKTUALE

Rama: Shqipëria do të ketë një kryeministre grua në vitin 2030

Banner

Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen e tij se Shqipëria është më pranë se kurrë momentit kur do të ketë një grua në krye të qeverisë.

Sipas tij, kjo grua do të vijë nga radhët e Partisë Socialiste ndërsa këtë deklaratë Rama e bëri këtë të premte, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat socialiste

“Mbajeni mend sot këtë fjalë, dhe në 2030 do të shikohemi përsëri, se do vijmë të mbështesim kryeministren grua. Tani do të fillojnë të gjithë të thonë ‘ku, ku’, por do shikohemi përsëri në 2030. Jam i bindur që dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre nuk është aq e largët sa mund të dukej deri dje. Dhe nuk e diskutoj fare – ajo do të jetë socialiste”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se gratë përbëjnë shtyllën më të fortë të PS-së në çdo betejë zgjedhore.

Ai vuri në dukje se “në listën për zgjedhjet e 11 majit janë përfshirë 71 gra, ndërsa 1/3 e drejtueseve politike të partisë janë gra.

”Rama e cilësoi si domethënëse përfaqësimin me 52% të grave në listën e mbyllur të PS-së.

“Ne jemi të pathyeshëm, sepse kemi gratë dhe vajzat me vete”, përfundoi Rama.

Banner

Related posts

Ndalimi i shtetasve të Kosovës në kufij nga Serbia, Oda Ekonomike Amerikane: Shkelje e qartë e dispozitave të marrëveshjes

Gjyla Halili

SYLEJMANI:ALI AHMETI DHE BDI ME ORIENTIM TË QARTË EUROAMERIKAN

admin

Izet Mexhiti: Karshiaka është e vendosur në përkrahje të ndryshimit

Gjyla Halili