AKTUALE

Faton Ahmeti: Sot, shqiptarët ndihen të përjashtuar

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, ka theksuar se kur një sistem fillon të ndëshkojë në mënyrë të njëanshme, ndërsa mbyll sytë para fajtorëve të vërtetë, atëherë drejtësia humb kuptimin.

Nuk ka demokraci kur drejtësia shndërrohet në mjet frikësimi, jo në garanci për të gjithë, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i Ahmetit në fb:

Drejtësia nuk mund të jetë selektive. Demokracia nuk mund të ndërtohet mbi përjashtimin etnik.
Kur një sistem fillon të ndëshkojë në mënyrë të njëanshme, ndërsa mbyll sytë para fajtorëve të vërtetë, atëherë drejtësia humb kuptimin.
E kur kjo ndodh në kurriz të një etnie të tërë, shqiptarëve, nuk kemi thjesht dështim institucional. Kemi diçka shumë më të rrezikshme: një diskriminim të strukturuar, që përpiqet të maskohet si drejtësi.
Sot, shqiptarët ndihen të përjashtuar. Të etiketuar. Të përdorur si garanci për një “stabilitet” që i shërben dikujt tjetër.
Dikur, disa betoheshin se i përfaqësonin shqiptarët. Sot, heshtin.
Dhe ajo heshtje flet më shumë se çdo deklaratë.
Sepse aty ku je thjeshtë numër në qeveri, por jo zë për popullin, nuk mund të ketë as barazi, as dinjitet.
Nuk ka demokraci kur drejtësia shndërrohet në mjet frikësimi, jo në garanci për të gjithë.
Por një gjë është e sigurt: shqiptarët janë të vetëdijshëm. Dhe kur të vijë koha, do të flasin. Me zë. Me dinjitet. Pa frikë.

Banner

Related posts

Mickoski mbledh partnerët e koalicionit – i jepet “dritë jeshile” për negociatat për Qeverinë e re!

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës viziton Medresenë ” Isa Beu”

Gjyla Halili

Ekskluzive: Kompania e Jared Kushner po planifikon të tërhiqet nga investimi në Sazan dhe të dërgoi investimin në ishullin grek Mykonos

Gjyla Halili