AKTUALE

Qeveria: Rriten pagat e të punësuarve në shëndetësi, arsim dhe siguri

Rriten pagat e të punësuarve në shëndetësi, arsim dhe siguri.

Të punësuarit në shëndetësi morën rritje prej 5 përqind me pagën e marsit që u pagua në prill, ndërsa në arsim pagat u rritën për 7 përqind dhe për 12.000 policë pagat u rritën madje për 10 përqind.

Arsimi cilësor është qëllimi ynë dhe pikërisht për këtë arsye mësimdhënësit dhe të gjithë të punësuarit në arsim marrin rritje prej 7 përqind, me çka më në fund rikthehet dinjiteti dhe vlerësimi i punës së tyre. Pagat e të gjithë të punësuarve në arsim deri në fund të mandatit do të rriten për 46 përqind.

Vendosja e rendit dhe rregullit në tërë territorin e shtetit është përkushtimi ynë si Qeveri. Me rritjen e pagave për 12.000 nëpunës për 10 përqind, tregojmë se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve është më e rëndësishme.

Gjithashtu, rritje të pagave prej 5 përqind morën edhe të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, ndërsa për mjekët amë dhe gjinekologët u rrit kapitacioni për 33 përqind, nga 75 në 100 denarë, ndërsa për dentistët u rrit për 23 përqind, nga 61 në 75 denarë. Pagat në shëndetësi për katër vite do të rriten për plot 50 përqind.

Punonjësit shëndetësorë dhe infermieret kujdesen për shëndetin e qytetarëve dhe përkushtimi i tyre duhet të vlerësohet në mënyrë të denjë.

Tre sektorët më të rëndësishëm – sigurimi i një sistemi arsimor më të mirë, mbrojtje shëndetësore efikase dhe cilësore për pacientët, si dhe vendosja e rendit dhe rregullit – janë thelbësorë për funksionimin e shtetit dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve.

Për këtë arsye, punojmë me përkushtim që të kontribuojmë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në institucionet dhe sistemin.

Ndryshe nga e kaluara, kur rriteshin pagat e funksionarëve, kjo Qeveri ka miratuar vendim që të rriten vetëm pagat e të punësuarve, por jo edhe të funksionarëve.

Qeveria vazhdon të udhëheqë politikë të përgjegjshme. Puna e përgjegjshme sjell rezultate dhe standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët.

Premtuam, u obliguam dhe realizojmë që Maqedonia të jetë sërish e juaja.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Related posts

BDI nis takimet me qytetarët nga Struga deri në Likovë

Gjyla Halili

Ahmeti me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës së dëshmorit Nezir Demiri

admin

Kurti: I emocionuar që Kosova i është bashkuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur

admin