AKTUALE

Takimi i VLEN-it përfundon pa marrëveshje, Taravari nuk mori pjesë

Banner

Takimi i mbrëmshëm i krerëve të koalicionit VLEN ka përfunduar pa asnjë rezultat konkret. Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët nuk mori pjesë në bisedimet që u zhvilluan mes liderëve të koalicionit, përfshirë Izet Mexhitin, Bilall Kasamin dhe Zeqirja Ibrahimin. Në tryezën e bisedimeve ishin gjithashtu deputeti i pavarur Bekim Qoku, si dhe dy përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët: deputeti Halil Snopçe dhe zv/kryeministri Arben Fetai.

Takimi, që zgjati më shumë se tre orë, nuk arriti të prodhojë asnjë dakordësi konkrete. Qëndrimet e palëve mbetën të paqarta, pasi njëra palë kërkonte informacione për ndarjen e komunave dhe listave zgjedhore, ndërsa pala tjetër kërkonte garanci të forta që Taravari nuk do të mbështeste BDI-në.

Pavarësisht bisedimeve të gjata, palët janë pajtuar vetëm për një gjë – të zhvillojnë një takim të radhës në ditët në vijim. Më herët gjatë ditës, Taravari pranoi atë që kishte mohuar deri tani: 40% të “kulaçit” të marrë, ndërkohë që kishte deklaruar se ishte informuar vetëm përmes mediave për shkrirjen e VLEN-it në një parti të vetme.

Banner

Related posts

Xhaferi: Investimi te të rinjtë, në njohuritë e tyre, është investim në përmirësimin dhe përsosjen e gjithë sistemit në vend

Gjyla Halili

Nxënësit e Xhamisë së Eski, kaluan me sukses provimin e Hatmes së Kur’anit.

Gjyla Halili

REISUL ULEMA MORRI PJESË NË 20 VJETORIN E THEMELIMIT TË XHAMISË DRITA NË PRATELN TË ZVICRËS

Gjyla Halili