AKTUALE

Mickoski: Jam shumë i zhgënjyer me aktgjykimin e Gjykatës në Tetovë, për rastin e Teodorës! Kërkoj që të rishqyrtohet puna e gjyqtarit!

Kryeministri Hristijan Mickoski sot kërkoi rishikimin e punës së gjyqtarit nga Tetova, i cili dënoi me dy vjet burg Mensur Pajazitin, i cili shkaktoi aksident në trafik ku jetë ndërroi 22-vjeçarja Teodora Ristovska.
Populli u tmerrua nga aktgjykimi i djeshëm në Tetovë, autori i cili mori një jetë të re, pas ankesës, Gjykata e Apelit ia zvogëloi dënimin në 2 vjet, por Gjykata Supreme i hodhi poshtë të dy aktgjykimet dhe e ktheu lëndën në rigjykim. Gjykata në Tetovë dje e dënoi me dy vjet, personin që mori jetë të pafajshme, në moshën 22 vjeçare.Pyes publikisht, a ka njeri në vend që beson se kemi drejtësi të kënaqshme? Si njeri dhe prind, jam thellësisht i zhgënjyer nga ky vendim. Kjo nuk është drejtësi dhe këtu shoh një dështim të sistemit. E di që dikush do të më zemërohet tani për shkak të kësaj deklarate, por publikisht kërkoj nga Këshilli Gjyqësor që ta shqyrtojë punën e këtij gjyqtari që e ka marrë vendimin”, tha Mickoski.

Banner

Related posts

“Jehona e Malësisë” në SHBA organizon mbrëmje madhështore në nder të Festave të Nëntorit/Agron Dedivanaj: Tradita dhe identiteti ynë, trashëgimi për brezat që vijnë

Gjyla Halili

Gruevski për anulimin e fluturimeve: Zaev e anuloi projektin për aeroportin e ri, tashmë përfiton Kosova dhe Bullgaria

Gjyla Halili

Hidhet gurthemeli i Kishës Nënë Tereza në Malin e Kakariqit, i pranishëm dhe atdhetari Zef Berishaj që dhuroi 50 mij dollarë për realizimin e këtij projekti

Gjyla Halili