AKTUALE

Mbyllet Klan – Maqedoni?

Tv Klan Maqedoni mund të mbyllet dhe të vazhdojë vetëm në rrjetet sociale ti informojë qytetarët dhe lexuesit e saj. Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka konstatuar se Klan Maqedoni nuk i plotëson kushtet minimale kadrovike të përcaktura me rregullore.

“Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sipas detyrës zyrtare ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative kundrejt punës së TV Klan Macedonia me qëllim që të konstatojë nëse i plotëson kushtet minimale kadrovike të përcaktuara në Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e licencës për transmetim në radio dhe televizion.

Me mbikëqyrjen u konstatua se transmetuesi nuk i plotëson kushtet minimale të kadrovike të përcaktuara në këtë Rregullore.

TV Klan Mcedonia – (neni 62 paragrafi 6 nga LSHMAAV dhe neni 21 nga Rregullorja për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e licencës për transmetim në radio dhe televizion) – 04.04.2025” thonë nga Asgjencia.

Banner

Related posts

Inceneratori i Elbasanit/ Dëshmojnë Lefter Koka dhe Alqi Bllako, ish ministri: Procesi i montuar politikisht, akuzat ndaj meje të paprovuara

admin

Viktoria Dimitrova Jovanova, korrespondente e MIA-s, mori çmimin për storjen më të mirë për fakte dhe dezinformata për mjedisin njerëzor të KEMM-it

Gjyla Halili

Bilall Kasami e pranoi donacionin e Serbisë, Bajram Rexhepi: Me ne, kjo nuk kalon!

Gjyla Halili