AKTUALE

Pendarovski: Mbështetje e plotë për Ukrainën, në rrugën që ata do ta zgjedhin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nga Samiti i Ukrainës në Tiranë, edhe një herë e ka shprehur mbështetjen për Ukrainën dhe aspiratat e saj euro-atlantike.

“Mbështetje e plotë për Ukrainën që lirshëm të zgjedh rrugën e saj për të ardhmen. Nëse kjo rrugë do të thotë Bashkimi Evropian dhe NATO, atëherë ne jemi, pa dyshim me ta. Ne gjithmonë jemi në krah të Ukrainës dhe mbështesin zgjedhjen e tyre” tha Pendarovski.

Ai gjithashtu para gazetarëve ka thënë se do të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët të Samitit të Ukrainës.

Përndryshe, kjo është një ndër vizitat e fundit zyrtare të Pendarovskit, pasi në prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ku ai sipas gjitha gjasave do të kandidojë si kandidat i LSDM-së dhe koalicionit. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Prokurori shtetëror nuk është më i paprekshëm – Këshilli merr kompetencë të kërkojë shkarkimin e tij

Gjyla Halili

Fetai: Me mbështetjen e SHBA-së dhe vullnetin tonë të palëkundur do të ndërtojmë institucione të forta

Gjyla Halili

Bdi: Çairi nuk guxon të kthehet në duart e njeriut që për 20 vjet rresht e shndërroi komunën në kompani private për pasurim personal.

Gjyla Halili