Me listat e këshilltarëve, nëse nuk dalim me VLEN-in së bashku, gjithsesi listat për këshilltarë të ASH-së, do të jenë vetë, tha mes tjerash Arben Taravari, përcjell TV21. Taravari tha se kryesia e ngushtë e partisë do të tentojë që të gjejë marrëveshje me VLEN-in për zgjedhjet lokale.
“Kuvendi Qendror praktikisht e angazhon Këshillin drejtues, kryesinë e ngushtë të partisë, që të tenton edhe më tutje, që me VLEN-in të gjen gjuhë të përbashkët për të dalë në zgjedhje së bashku, që është shumë e rëndësishme për ne, por nuk i heshim edhe opsione e tjera rezervë”, tha mes tjerash Taravari.
I pyetur për ofertën e Bekim Qokut, që e bëri në emër të liderëve të tjerë të VLEN, gjegjësisht që ASH të caktojë kandidat për Gostivarin, Strugën, Vrapçishtin, dhe të zgjedhë një prej Likovë/Haraçinë/Studeniçan dhe një prej . Bërvenicë/Çashkë, Taravari tha se edhe ASH do t’i bëjë dy oferta VLEN-it.
“Ne nuk e dimë ata si i kanë ndarë mes vete, na intereson të shohim si është ndarja. Na intereson çfarë merr Besa, ku është Alternativa, ku është LD-ja. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, gjithashtu edhe ne do të kemi dy oferta të tona”, tha mes tjerash Taravari.
I pyetur nëse ka pasur oferta që ASH të bëhet bashkë me BDI-në në zgjedhje lokale, Taravari tha:
“Jo, jo, nuk ka pasur nga BDI-ja ofertë. Nuk ka pasur realisht as negociata nga BDI-ja. Në moment nëse vendosim për ashtu, do të jetë kjo shumë transparente”, tha Taravari.