AKTUALE

Mickoski: BDI le t’i rikthehet agjendës së gjelbër, ndoshta gjatë vrapimit do t’u kthjellet mendja

I pyetur për qëndrimet e BDI-së, se pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po degradohet, kryeministri Hristijan Mickoski tha se integristët po bëjnë politikë të ndarje, përcjell TV21. Mickoski tha se i sugjeron BDI-së që t’i rikthehet agjendës së gjelbër.
“Sa më shumë funksionarë të BDI-së kapen në krim, deri sa i kanë kryer funksionet e tyre në të kaluarën, aq më shumë të do ashpërsohet kjo retorikë, sepse frika është e madhe. Unë do t’u bëja thirrje që të rikthehen në ato platforma, në atë agjendën e gjelbër që e kanë promovuar para disa viteve kur vraponin në Vodno të Shkupit, ndoshta gjatë vrapimit do t’u kthjellet mendja dhe do të japin ndonjë ide kualitative”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv

Banner

Related posts

Muhamed Elmazi do të udhëheqë me Degën e LD-së në Saraj

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Taravari: Ndryshimi Nis Me Rininë! Të jesh President i tyre ia Vlen

Gjyla Halili