Më 03 prill 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup u mbajt mbledhja e 64-të e rregullt e Këshillit Mësimor-Shkencor, e kryesuar nga dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Reisul-ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, H. hfz. Shaqir ef. Fetai.
Mbledhja u hap me leximin e një pjese nga Kurani Famëlartë nga studenti Ismail Ismaili. Kryesuesi i mbledhjes, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, fillimisht falënderoi Zotin e Madhëruar, duke dërguar përshëndetje mbi Profetin Muhamed (a.s) dhe familjen e tij. Më tej, shprehu mirënjohjen për praninë e Kryetarit të BFI-së, H. Shaqir ef. Fetai, si dhe falënderoi stafin akademik për angazhimin dhe përkushtimin e treguar. Me këtë rast, Dekani uroi Kryetarin dhe të gjithë të pranishmit me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Mbledhja u zhvillua sipas rendit të ditës i paraparë për këtë mbledhje tē cilat në mënyrë detale dhe u analizuan gjërë e gjatë.
Miratimin i raportit recenzues për zgjedhje–rizgjedhje në titullin “Docent”, të shpallur më 24 dhjetor 2024, në të cilin kishte konkurruar vetëm një kandidat. Këshilli e miratoi njëzëri raportit recenzues nga Komisionit për zgjedhjen e Dr. Taxhedin Bislimit në thirrjen docent. Me këtë rast, Dekani falënderoi anëtarët e komisionit recenzues dhe stafin akademik për kontributin e dhënë, duke i uruar Doc. Dr. Taxhedin Bislimit shëndet dhe suksese në punën e tij akademike dhe shumë pika tjera
Mbledhja u zhvillua sipas rendit të ditës i paraparë për këtë mbledhje tē cilat në mënyrë detale dhe me u analizuan gjërë e gjatë.
Në përmbyllje të mbledhjes, fjalën e mori Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili përshëndeti dekanin dhe falënderoi stafin akademik dhe studentët për përkushtimin dhe kontributin e tyre në procesin edukativo-arsimor. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Islame dhe BFI-së, veçanërisht në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit.