AKTUALE

Në Universitetin e Tetovës u mbajt ligjëratë mbi metodat moderne të mësimdhënies  

Në kuadër të projektit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (UN IOM), në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës, sot u mbajt ligjëratë profesionale për temën: “Beyond the Lecture: Practical Approaches to Student – Centered Teaching”.
Ky aktivitet u zhvillua në mënyrë interaktive, ku prezantuesja, Prof. Dr. Florentina Halimi – profesoreshë në Gulf University for Science and Technology në Kuvajt, ofroi një qasje inovative të procesit mësimor që e thekson rëndësinë e përfshirjes aktive të studentëve, përmbysjen e strukturës tradicionale dhe e bazon mësimdhënien në kërkimin shkencor. Kjo qasje synon të rrisë cilësinë e të nxënit dhe i përgatit studentët për sfidat e tregut të punës.

Në qendër të diskutimit ishin tri elementë kyç: mësimi aktiv – nxitja e pjesëmarrjes së studentëve përmes diskutimeve, punës në grup dhe zgjidhjes së problemeve; klasa e përmbysur – rishikimi i strukturës së mësimit duke përdorur materialet para orës mësimore për të thelluar punën praktike në klasë dhe mësimi i bazuar në kërkime – integrimi i rezultateve të hulumtimeve shkencore në plane mësimore për të rritur efektivitetin.

Në përmbyllje të këtij aktiviteti u realizua një studim konkret me temë: “Shfletim digjital apo studime”, ku pjesëmarrësit, përfshirë pedagogë, studentë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, patën mundësinë të diskutonin, të shkëmbenin ide dhe të ndanin përvojat personale lidhur me sfidat e mësimdhënies.

Banner

Related posts

Krenar Lloga: Bogojeski ofendon shqiptarët, ndërsa përfaqësuesit e VLEN i quan “kafshë e padëfryer”, ata ende heshtin

Gjyla Halili

Mexhiti sfidon Grubin: Dil të ballafaqohemi në zgjedhje në njësinë e parë zgjedhore

Gjyla Halili

DREJTORI PËR DIASPORË MORI PJESË NË AKSIONIN PËR MBLEDHJEN E MJETEVE PËR BLERJEN E XHAMISË IKRA NË EMSDETTEN TË GJERMANISË

Gjyla Halili