AKTUALE

Mexhiti mungon në Kuvend, Bexheti i dërgon porosi: Është në Vizbeg, aty ku ka vendosur “bilborde”! Le t’i numërojë sa kazino ka hapur ose sa ka mbyllur!

Blerim Bexheti nga Fronti Europian ka reaguar pasi edhe përkundër njoftimit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti nuk ishte prezent në Kuvend gjatë fillimit të pyetjeve të deputetëve që i parashtron opozita, përcjell TV21. Bexheti kërkoi që të ndërmerren masa ndaj Mexhitit, sepse sipas tij, ai vazhdimisht mungon në pyetje deputetësh, ndërsa tha se ai gjendet në Vizbeg.
Vetëm të ju informoj kolegë Blerim Bexheti se shërbimet e kanë kontaktuar ministrin e Mjedisit Jetësor, i cili paralajmëroi që për shkurt kohë do të jetë prezent në sallë. Urdhëroni”, njoftoi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski.
Sipas Rregullores, ai që ka paralajmëruar është i obliguar, por, le të rrijë në Vizbeg, aty ku i ka vendosur “bilborde”, le t’i numërojë kazinotë. Sa ka hapur, ose sa ka mbyllur. Ai duhet të respektojë deputetë dhe të vijë. Normalisht, nuk do të parashtrojë pyetje për atë sepse në disa raste mungon në pyetje deputetësh dhe ju si nënkryetar dhe kryetar duhet të ndërmerrni masa. Ai le të vazhdojë me “bilbordet” e tij dhe le t’i numërojë kazinotë në zonën në Vizbeg.”, tha Bexheti./tv21.tv

Banner

Related posts

Myftiu i Tetovës viziton Medresenë ” Isa Beu”

Gjyla Halili

Formohen grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për bisedimet për qeverinë e re

Gjyla Halili

Aggeler: Në listën e zezë do të jenë të gjithë të korruptuarit nga të gjitha partitë

Gjyla Halili