AKTUALE

Ilire Dauti: VLEN sot ia ktheu shpinën profesoreshës Besa Kadriu, e cila ishte kandidatja e vetme shqiptare për drejtoreshë e Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë.

Sot në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në rend dite ishte zgjedhja e kandidatit për Drejtor të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë. Profesoresha Besa Kadriu ishte kandidatja e vetme shqiptare dhe e propozova që të nominovet për tu zgjedhur drejtoreshë. Por, fatkeqësisht deputetët e VLEN, ku bën pjesë profesorsha Besa Kadriu sot ia kishin kthyer shpinën, nuk ishin të pranishëm në sallë dhe e lanë që VMRO vetë të nominoj kandidatin për drejtor.
Propozimi im u hodh poshtë dhe kaloi propozimi i VMRO-së. Reagova për fenomenin, e shqetësuar nga diktatura që po instalohet, nga sanksionimi që i bëhet koleges Besa Kadriu, vetëm pse para disa ditëve ishte kritike ndaj Qeverisë dhe kërkonte drejtësi. Më e keqja është se Besës sot ia kishte kthyer shpinën edhe “Besa” dhe VLENi në tërësi.
Përveç kësaj, ky është edhe një institucion tjetër që e humbin shqiptarët, pasi në vend të një drejtori shqiptar tani zgjidhet një kandidat i VMRO-së.
#Fatkeqësi #PABESI

Banner

Related posts

Ziberi: MPB të punojë me më shumë efikasitet në nxjerrjen e dokumenteve personale

Gjyla Halili

Tetova e mbuluar nga mbeturinat në ditën e shënimit të Komunës

Gjyla Halili

Xhemail Jusufi: BDI në Tetovë në gjendje të lartë gadishmërie për betejën e radhës të 8 Majit

Gjyla Halili