Me datë 28.03.2025 (e premte), Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, shefi i kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, dhe drejtorët e Rijasetit të BFI-së, morën pjesë në iftarin e shtruar nga drejtoria e Medresesë Isa Beu, në krye me drejtorin, Dr. Islam Islami.
Reisul Ulema, në fjalën e tij të rastit, theksoi rëndësinë e Medresesë Isa Beu në aktivitetet e organizuara gjatë muajit të Ramazanit, duke e vlerësuar atë për angazhimin e saj në ruajtjen dhe përhapjen e vlerave islame. Ai u shpreh se Medreseja ka qenë një shembull i shkëlqyer i solidaritetit dhe bashkimit të besimtarëve, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve të komunitetit dhe kultivimin e traditave të bukura islame.
Gjithashtu, Reisul Ulema theksoi se aktivitetet e organizuara gjatë këtij muaji të shenjtë, përfshirë mësimet, diskutimet dhe iftarët e përbashkët, kanë qenë një mundësi e shkëlqyer për ta thelluar besimin dhe forcimin e moralit dhe frymës islame. Ai e falënderoi drejtorin Dr. Islam Islami dhe stafin e Medresesë për përkushtimin e tyre dhe për punën e vazhdueshme në edukimin dhe udhëzimin e brezave të rinj.
Në fund të fjalës së tij, Reisul Ulema dëshiroi që ky muaj i Ramazanit të sjellë paqe, begati dhe mirësjellje në mesin e besimtarëve dhe të vazhdojnë me angazhimin e tyre në aktivitete të tilla që do të kenë një ndikim pozitiv për gjithë shoqërinë.
Zyra për Informim pranë BFI-së