AKTUALE

Iftari te Kurti, Taravari: Është biseduar për të gjitha temat aktuale politike

Banner

Asnjë informacion publik rreth takimit të një dite më parë të krerëve të VLEN me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Prishtinë. Për dallim prej takimeve të tjera, këtë herë nuk u publikuan as fotografi dhe as temat e diskutimit. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tavari thotë se në iftarin e mbrëmshëm me krerët e VLEN-it te kryeministri Albin Kurti janë hapur temat aktuale politike, përfshirë kombinatorikat për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Kemi diskutuar në përgjithësi, tashmë ka grupe punuese brenda VLEN-it të cilat diskutojnë për përpilimin e listave ose ndaras ose veç e veç, ose të përbashkëta dhe për kandidatura”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Prioritet, sipas Taravarit mbetet vazhdimi i funksionimit të koalicionit VLEN, megjithatë për këtë ende nuk ka një vendim definitiv.

“Në parim, prioritet mbi prioritet është që VLEN-i të vazhdon së bashku, por e shohim e bëjmë. Jemi duke i analizuar të gjitha rrethanat, ta gjejmë mënyrën më të mirë të mundshme që VLEN-i të vazhdon dhe në zgjedhjet lokale të del si e përbashkët”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Paraprakisht, Alsat raportoi jozyrtarisht për mosmarrëveshjet mes koalicionit VLEN, për çka ishte i hapur opsioni që Taravari të braktisë koalicionin. Në takimin e 24 marsit të krerëve të VLEN-it, ka pasur përplasje për mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në tetor. Mospajtimet, jozyrtarisht kanë qenë për ndarjen e kulaçit zgjedhor, por edhe për atë nëse duhet të dilet në zgjedhje me lista të ndara ose të përbashkëta.

Plotësisht, situatën e kanë tensionuar edhe informatat jozyrtare se BDI është takuar me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, të cilën Taravari e ka mohuar, megjithatë nuk ka mohuar se ka linja komunikimi me integristët. /Alsat.mk

Related posts

Varhei: Sofja dhe Shkupi t’i ulin tensionet

admin

Frashër Oseku thirje bashkëatdhetarëve në Mbretërinë e Bashkuar: Zëri juaj ka rëndësi

Gjyla Halili

Ndiheni të përgjumur pas ushqimit? Arsyet pse ndodh dhe si ta rregulloni gjendjen Ndiheni të përgjumur pas ushqimit? Arsyet pse ndodh dhe si ta rregulloni gjendjen

admin