AKTUALE

Shekerinska të hënën në takim me Sorensenin

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, të hënën do të ketë takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Peter Sorensen, njoftoi korrespondenti i MIA-s në Beograd.
Në kumtesën e NATO-s nuk janë dhënë hollësira tjera rreth takimit të Shekerinskës me Sorensenin, i cili paradokohe ishte për vizitën e tij të parë në Prishtinë dhe Beograd pas marrjes së funksionit.

Sorensen këtë javë në Beograd u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ministrin e Punëve të Jashtme Marko Gjuriq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq.

Pas takimeve me përfaqësuesit serbë, ai paralajmëroi se ka dëgjuar qëndrimet e tyre për dialogun dhe ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve dhe progresit në dialog.

Javën e kaluar, ai ishte për vizitë treditore në Kosovë, ku bisedoi me përfaqësues qeveritarë.

Banner

Related posts

Mark Gjonaj uron festën e 28 Nëntorit: Le të na frymëzojë të gjithëve krenaria e trashëgimisë sonë dhe uniteti i popullit tonë

Gjyla Halili

Sinishtaj pas takimit me Princin Leka Zogu II:”Me persona intelektual, parimor dhe atdhetar siç është Princ Leka II, avancimi i kombit dhe atdheut është i garantuar”

admin

Snopçe: Me ndryshimet kushtetuese hapen shtigjet e perspektivës, por Maqedonia nuk e bën hapin e parë

Gjyla Halili