Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Është Nata e cila na detyron të shikojmë lartë.
Duke shikuar lartë në qiell në bejtul izze ne presim një shenjë të madhe e cila e mbushi botën me rahmet dhe hidajet ( mëshirë dhe udhëzim).
I lumtur është çdo musliman i cili ndjenë begatinë e kesaj nate të Madhe.
Qofshim gjithnjë me shoqërinë e atyre që sinqerisht e duan Allahun.
Njerëzit gjithë jetën punojnë dhe ngriten intelektualisht dhe nuk arrinë të gjejnë përgjigje për veten e tyre.
Është shumë vështirë të gjendet një përgjigje pozitive.
Por nata e Kadrit një pozicion fisnik i cili detyronë çdo individ të shikojë lartë pa mos vështruar nga anët tjera.
Tani mund te mendoni sa është rëndë të jepni një përgjigje për shoqërinë, popullin ,individin etj.
Nata Kadrit erdhi të sjellë përgjigjen përfundimtare në tokë për njerëzimin mbarë.
Nata e Kadrit arriti të dëbojë gënjeshtrat nga niveli social dhe publik dhe shoqërorë.
Është shumë rëndë dhe vështirë të instalosh si prind një vlerë tek fëmijnë tënde.
E të mos flasim për popullin.
Ne jemi zgjidhja e të kaluarës dhe të arrdhmes.
Zgjidhja jonë është ajo e cila d’të jetë edhe zgjidhja e femijve tanë, nxënësve, studentëve dhe dijrtarët që unifikojnë mendimet e tyre në dispozitat e prera për çështje të kësaj jete.
Të gjithë përjetimin e ramazanit d’ta zgjedhin në vendin dhe natën e Kadrit.
Nata e kadrit na detyronën të pyesim veten tonë se kush jemi ?
Ne jemi ata që kemi trashëguar gjuhën, kulrurën, punën dhe fenë dhe mbrenda kësaj feje edhe Ramazanin si Obligim i cili na mësoi për natën e kadrit.
Nata e kadrit krijonë një kulturë tek rinia të përjetojnë dhe kujtojnë fëmirinë e tyre gjatë natës së Kadrit.
Këta përjetime një ditë do të kaplojnë tërë personalitetit e tyre.
Përjetimet e fese janë shumë të fuqishne dhe të cilat lënë gjurmë të pa shlyeshme në kujtesën e tyre.
Familjet besimtare dje dhe sot e nesër do të identifikohen me natën e kadrit.
Aspekti emocional po shfaq detyrimet e çdo njërit nga dimenzioni i natës së kadrit.
Ka qenë një realitet që është dashur të merremi me të.
Edhe pse kjo gjendje ka shkurtuar kohën e shumë individëvd të kuptojnë vlerat dhe kuptimin e natës që sjellë nata e Kadrit.
Në këtë natë Imagjinata mbetet e gjallë.
Kapacitet qiellore po shfaqin dhe lajmërojnë numrin e melekëve të zbritur në tokë sbashku me mëshirën dhe rahmetin e Zotit.
Nata e Kadrit na dha një mësim te rëndesishem.
Pra të kuptojmë se kjo natë zhduku gënjeshtrën dhe injorancën- xhahiljetin.
Natyrisht se jeta e çdo njeriu është mjaft sfiduese.
Maja e aftetesimit profesional.
Oferta të ndryshme i kemi refuzua për të u kthyer në vendin e caktuar.
Nata e kadrit po sjellë justifikimin e lajmit në çdo vend dhe cep të kësaj bote.
E jona është të kujtojmë lutjen e sinqert pra falja!
“O Zot, Ti je falës e do faljen, na falë neve”.
Nata e kadrit është fare e cila sonte e hedh bereqetin në çdo një tokë.
Por e jona është që të kishim lëvruar tokën që rrënja e natës së Kadrit të lëshojë rrënjat thellë në gjuhën tonë, në kulturën tonë dhe në arsimin dhe studimin e gjeneratave tona.
Secili nga ne duhet të ketë gadishmëri të lëshojë rrënja të thella në tokat shqipëtare.
Duhet të pretendojmë në të ekzistuar kohezioni social.
Ne gjatë ramazanit kemi lëshuar rrënja të thella në tokën tonë dhe
identiteti.
Njeriu duhet te kete rrenjat e veta.
Të mos lëshojë rrënja në tokën e huaj apo në kulturën dhe letërsinë dhe historinë e huaj.
Në këtë natë të kadrit padyshim se Libri – Kurani morri permasa te forta në ruzullin toksorë.
Nata e Kadrit na kujtonë përgjegjegjesinë maksimale ndaj obligimeve dhe detyrave të çdo njërit prej nesh.
Falemenderimi për natën e Kadrit i takon Allahut.
Vetem me marredheniet me Zotin kemi qenë të gatshëm të jemi gjithpërfshirës.
Shume momente janë tejkaluar sfidat me mbeshtetjen ne Zotin si popull shqiptarë me të drejta të cunguara.
Nata e Kadrit na gjeti të shprazur në shpirtin tonë.
Besimi në Zotin ka qenë me e gjetë rrugën e duhur.
Kjo natë e pritur për çdo familje muslimane ka shtruararpyerjen se:
A jame në rrugën e duhur.
Mungese te besimit te duhur.
Mungesa e kuptimit te jetes.
Kuptimi i jetës është individuale për seciln nga ne.
Si i trajtojmë të sëmurit tonë.
Shkollat me programe sterile dhe sekulare.
Pra si të ruajmë komunikimin tonë me nevojat e pipullit tonë.
Sot jeta moderne e ndane njeriun nga familja.
Dhe secili e paguan nje kosto te ndarjes nga familja.
Nata e Kadrit me zbritjen melekëve pra me lutjet konkrete po bashkonë familjet tona dhe i mbush plotë xhamitë në Natën e Kadrit.
Nata e Kadrit na paralajmëronë për fundin e muajit Ramazan.
Pra shpresojmë të kemi një fund fisnik.
Dhe një fillim të ri.
Lutja me motiv veprimi është:
” O Zot!
Ti je falës e do faljen.
Pra më fal mua !”
(xhxhxh!)