AKTUALE

Mbrëmje Vallëzimi për Babë e Bijë”/ Shoqata “Jehona e Malësisë”: Kur jemi bashkë, çdo festë është më e bukur

Shoqata ” Jehona e Malësisë” në Michigan më 29 mars për të dytën herë me radhë organizon festën “Albanian Daddy/Daughter Dance – Mbrëmje Vallëzimi për Babë e Bijë”.

Atmosfera e mrekullueshme vitin e kaluar , njëherit dhe pjesëmarja masovike e komunitetit shqiptarë në këtë event kan qenë shtytësit e kësaj shoqate që të organizoj këtë festë për të dytën herë me radhë.

“Vallëzimi i baballarëve me vajzat e tyre, i shoqëruar me këngë shqiptare, është një promovim i vlerave tona kombëtare dhe një simbol i një të ardhmeje të ndritur”- kanë shkruar në postimin e shoqatës ” Jehona e Malësisë”
Ja postimi plotë:

Me kënaqësi ju njoftojmë se më 29 Mars do të organizojmë për të dytin vit radhazi “Albanian Daddy/Daughter Dance – Mbrëmje Vallëzimi për Babë e Bijë”.

Vitin e kaluar, atmosfera e mrekullueshme dhe pjesëmarrja e madhe nga komuniteti ynë shqiptar e bënë këtë event të paharrueshëm. Kjo na motivoi ta rikthejmë përsëri këtë vit.

Vallëzimi i baballarëve me vajzat e tyre, i shoqëruar me këngë shqiptare, është një promovim i vlerave tona kombëtare dhe një simbol i një të ardhmeje të ndritur.

Ju ftojmë të regjistroheni dhe të festojmë së bashku! Kur jemi bashkë, çdo festë është më e bukur.

Mirë se vini! 🇦🇱

Related posts

Zelensky e fton Siljanovska Davkovën të vizitojë Ukrainën

Gjyla Halili

REISUL ULEMA VIZITOI QENDRËN E MUSLIMANËVE BALLKANIK “DRITA” NE HENDON TË LONDRËS

admin

Bajram Rexhepi nga Xhepçishti: 19 Tetori është dita e dinjitetit dhe e llogaridhënies për Tetovën! lajmi ne koment

Gjyla Halili