AKTUALE

DELEGACIONI I LARTË I BFI E RMV – së QËNDROI PËR VIZITË NË MUFTININË E BFI – RESNJË

Banner

Më datë 20 Mars / 20 Ramazan (e enjte) në kuadër të planprogramit të Ramazanit, i cili realizohet nën patronazhin e Reisul Ulema, H. Hafiz. Shaqir ef. Fetai, u zhvilluan vizitat e delegacionit të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së në Muftininë e BFI – Resnjë!

Përfaqësuesit e Rijasetit të BFI e RMV – së të udhëhequr nga përgjegjësi i arkivit, Dr. Mumin Omerov, vizituan xhematin e Muftinisë së BFI – Manastir.

Komisioni u prit në sofrën e begatë të iftarit nga Muftiu i Muftinisë së BFI – Resnjë, H. Cüneyt Yaşar, i cili shprehi falenderimet e tija për të gjith anëtarët e komisionit duke vlerësuar lartë respektin që i është bërë Muftinisë së Resnjës nga ana e Rijasetit të BFI e RMV-së në krye me Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai!

Komisioni qëndroi për vizitë në xhamitë si vijojnë:

➡️ Dr. Mumin Omerov – Xhamia “Haxhi Murat”, Resnjë

➡️ Prof. Ferdi Iseni – “Xhamia e fsh. Gërnçar”, Resnjë

➡️ Prof. Zekerija Metushi – Xhamia “Haxhi Ramazan Beg”, Resnjë

➡️ Prof. Ismet Bytyqi – Xhamia e fsh. Kranje, Resnjë

Profesorët e nderuar përcollën selamet e Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai duke e lutur Allahun që t’ua pranojë agjërimin, ibadetet dhe punët e mira!

Respekte dhe mirënjohje të pafundme për mikpritjen dhe bujarinë e shfaqur nga ana e Muftiut dhe stafit të Muftinisë së BFI – Resnjë.

Bashkësia Fetare Islame e RMV – së, në mesin e besimtarëve!

Banner

Related posts

Taravari: Na duhen të paktën 1000 mjekë, urgjentisht dhe pa vonesë

Gjyla Halili

Isen Shabani: “Jam i gëzuar që do ta kem kundërkandidat, edhe mikun tim”

Gjyla Halili

Su’lmet në Kapitol, Donald Trump kë’rcënon FBI-në: Shumë agjentë janë të korruptuar, do të pushohen menjëherë

Gjyla Halili