Ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik BEKTESHI është një nga aktorët kryesor që gjindet në shënjestër të pushtetit,që para opinionit publik të shpallet me cdo kusht fajtor, për zjarrin që kaploi klubin e natës në Kocani të Maqedonisë, ku u dogjën mbi 50 të rinj dhe fëmij.
Edhe pse pa asnjë dëshmi, gjykimi i publikut, lincimi, propaganda mediale bën që ish ministri Bekteshi të meret nga policia dhe t’i jepet paraburgim me kërkesë të prokurorisë.
E gjithë kjo ndodh për shkak të hakmarrjes politike,të bëhet nëncmimi ndaj shqiptarëve dhe zhvendoset orientimi i fajit.
Paraburgimi i ish ministrit Bekteshi me senzacion medial ka qëllimet e veta.
E para, që faji me cdo kusht të hudhet në terrenin shqiptar, edhe pse faktet flasin qartë se përgjegjësin apsolute e ka udhëheqësia e stacionit të policisë në Kocani dhe prefekti komunal që gati 1 vit, kan toleruar qindra të rinj dhe fëmij të pijn alkool dhe substanca të palejueshme pas mesnatës dhe nuk e kan ndërprer koncertin ne diskoteken PULS.
E dyta të frikësohen shqiptarët në Maqedoni.
Me aminin e shtetit, u bë xhirimi me kamera i ish ministrit në stacionin policor, furgonin e policisë dhe vendosja e prangave, që të përcillet porosia në opinion tek shqiptarët.
Por BDI nuk është vetëm ish ministri BEKTESHI, por një “ushtri” votues shqiptar në Maqedoni, pasi gjithmon mbi 100.000 votues shqiptar plot 25 vite kanë mbështetur dhe mbështesin ideologjin e kryetarit të kësaj partie, ALI AHMETIT.
Ndryshe, Bekteshi është një autoritet i shkëlqyer që i takon gjeneratës së re të politikanëve shqiptar në Maqedoni, atdhetar, profesionist i shkolluar edhe në SHBA, më von erdhi në Maqedoni, ku edhe mori pozitën e ministrit të Ekonomisë.
Gjatë qeverisjes së tij shqiptarët në Maqedoni arritën të marrin të gjitha benifitet ligjore nga shteti, me një fjal “shqiptarizoi”ministrin, ndërsa në ministri shqiptarët arritën pozitat më të larta udhëheqëse gjatë historisë 20 vjecare.
Eshte koha qe te reagojn, ambasadat e qendrave vendosese Brukseli dhe Uashingtoni zyrtar te akredituara ne Shkup, sepse shkilen te drejtat dhe lirit e njeriut, vetem per shkak te hakmarrjes politike.
Shkruan: Amerika radio