AKTUALE

Mexhiti për tragjedinë në Koçan: Do të ketë drejtësi

Një zjarr shkatërrues në klubin e natës “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut ka marrë jetën e 59 personave dhe ka plagosur mbi 150 të tjerë. Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 16 marsit, gjatë një koncerti me rreth 500 pjesëmarrës, kur mjetet piroteknike të ndezura brenda lokalit shkaktuan përhapjen e shpejtë të flakëve.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në “Debat Plus”, ka theksuar se qeveria e kaluar kishte dhënë lejen për funksionimin e klubit dhe se hetimet po përfshijnë si administratën e mëparshme, ashtu edhe atë aktuale.

“Lejen e ka dhënë qeveria e kaluar. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë marrë në pyetje edhe nga administrata e kaluar edhe e tashme. Jo për shkak se kush e ka dhënë licencën sepse dihet se kush, por të parë nëse janë ndërmarrë masat nga e tanishmja. Ndërsa dallimi qëndron në atë se në të kaluarën ka ndodhur; janë shkrumbuar pacientet në Tetovë, në autobusin e Bullgarisë… por asnjëherë nuk ka dhënë përgjegjësi dhe llogari asnjë dhe asnjë nuk është dënuar. Kjo tani ndryshon, ku vetëm dje dhe sot 20 persona janë thirrur në satin policor, dhe ndaj 11 personave janë ngritur aktakuza. Ndërkaq fjalën kryesore do të thotë gjyqësia dhe prokuroria”, ka thënë Mexhiti në Debat Plus.

Për shkak të tragjedisë, Maqedonia e Veriut ka shpallur një javë zie kombëtare, ndërsa familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.

Banner

Related posts

Xhaferi dhe Osmani për Diasporën/ Vizita në stacionet bazë ku po përgatiten pasaportat për qytetarët tanë

Gjyla Halili

Fronti Evropian kërkon sanksione për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë

Gjyla Halili

BDI: Opozita shqiptare akuzon me skenar të Rusisë putiniste

Gjyla Halili