AKTUALE

Shoferi i ambulancës ndërroi jetë pasi kaloi tërë natën duke transportuar të rinjtë e lënduar nga zjarri në Koçan

Një shofer autoambulance nga Koçani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, i cili gjatë gjithë natës ka transportuar të lënduarit nga zjarri i tmerrshëm në një diskotekë të kësaj qyteze në lindje të vendit.

Bëhet fjalë për vozitës shumëvjeçar të ambulancës në Emergjencën e Koçanit.

Siç transmeton portali “Metropola”, Ile Gocevski ka ndërruar jetë në orët e vona të mëngjesit të sotëm pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë duke transportuar persona të lënduar.

Të kujtojmë, zjarri i tmerrshëm që shpërtheu të dielën, pak para orës tre të mëngjesit, përfshiu 1.500 njerëz në diskotekën “Pulse” në Koçan. Në zjarr u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën.

Dëshmitarët okularë tregojnë se në ndërtesën e diskotekës kishte vetëm një dalje dhe ajo ishte mjaft e vogël, ndërkohë që zjarri u përhap me shpejtësi.(INA)

Banner

Related posts

VLEN thotë se kishte “tren bullgar në Likovë”, parashtroi ankesë në KSHZ

Gjyla Halili

Pendarovski në takim me pjesëmarrësit në programin për mobilitet rajonal të hetuesve dhe aktivistëve të rinj

Gjyla Halili

Dita botërore e autizmit/ Grubi: Thirrje ndërgjegjësuese për trajtimin e barabartë të personave autik

admin