AKTUALE

BTA: Tetë të lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit ndodhen në Spitalin e Pirogovit, gjendja e tyre është e rëndë

Banner

Në Pirogov të Bullgarisë janë pranuar gjithsej tetë persona të lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit, tre prej të cilëve janë nën moshën 18 vjeçare, tha drejtori i spitalit në Pirogov Valentin Dimitrov për BTA.

Tre nga të pranuarit janë nën moshën 18 vjeç – dy vajza dhe një djalë, dhe pjesa tjetër – katër burra dhe një grua, janë mesatarisht 22-25 vjeç. Pacienti më i vjetër është 31 vjeç.

Gjendja e tyre është e rëndë. Sipas doktor Valentin Dimitrov, tre nga viktimat janë intubuar, ndërsa pjesa tjetër janë në pritje të vlerësimit të mëtutjeshëm të gjendjes së tyre dhe planit të trajtimit. Gjithçka që duhet do të bëhet, spitali ka gjithçka që duhet, shtoi dr. Dimitrov. Të gjithë pacientët janë transferuar në Pirogov me goditje të rëndë termike – gjendje shumë e vështirë për çdo organizëm dhe sado shpejt të reagojmë, këto janë faktet, shtoi ai.

Qendrat e gjakut në Sofje, Plovdiv dhe Stara Zagora iu përgjigjën nevojës së spitalit për gjak, por dhuruesit e gjakut janë gjithmonë të nevojshëm në vend dhe nuk duhet të ndalen me iniciativat e dhurimit të gjakut, kërkoi dr. Dimitrov.Në vijim do të ketë takime edhe me familjarët e pacientëve të cilët janë transferuar nga Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut, shtoi ai.

Gjashtë nga të plagosurit u shtruan në Spitalin në Varna dhe Spitalin Shën Gjergji në Plovdiv.
Bullgaria është zotuar të pranojë 14 persona për trajtim.

Banner

Related posts

Në Kroaci arrestohet dhe më pas lirohet Goran Grujevski, ish-Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë – “bosi” i përgjimeve të jashtëligjshme!

Gjyla Halili

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë uron Afrim Gashin për zgjedhjen si kryeparlamentar

Gjyla Halili

Kuvendi në seancë plenare do të diskutojë për rolin e gruas në përbërjen e 10-të Parlamentit

Gjyla Halili