AKTUALE

Një Ditë e veçantë për Dibrën: Arbër Hajdari nderohet me titullin “Qytetar Nderi”

Banner

Me kënaqësi morëm pjesë në ceremoninë e ndarjes së titullit “Qytetar Nderi” i qytetit të Dibrës, një moment i rëndësishëm që shënon vlerësimin e kontributit të jashtëzakonshëm të Arbër Hajdarit në fushën sociale, kulturore dhe humanitare.

Me vendim të Këshillit të Komunës së Dibrës, me propozim të Kryetarit të Komunës, z. Hekuran Duka, Arbër Hajdari u nderua për përkushtimin dhe ndikimin e tij pozitiv në shoqëri, duke shërbyer si frymëzim, veçanërisht për brezin e ri.

Në këtë ceremoni solemne u mblodhën miq, familjarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore nga Shqipëria. Nderimi i kësaj ngjarjeje u rrit edhe me praninë e liderit të shqiptarëve, z. Ali Ahmeti.

Kjo ditë do të mbetet e gdhendur në kujtesën tonë si një simbol i bashkëpunimit, përparimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Related posts

Kompania Frutex fton të gjitha kompanitë e interesuara  për ofertim në instalimin e sistemit kundër zjarrit.

Gjyla Halili

Analizë: Maqedonia do të ketë qeveri proevropiane edhe me BDI-në edhe pa BDI-në

Gjyla Halili

Aggeler: Korridori 8, një projekt i madh jo vetëm për Maqedoninë por edhe për SHBA-të

admin