AKTUALE

Lladrovci: Hallka e parë e zinxhirit jugosllav, pas 7 dekadave okupim, ra më 11 Mars 1981

Banner

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar 11 Marsin e vitit 1981, duke theksuar se kjo datë shënon fillimin e një epoke e cila do të riformulonte interesat e shqiptarëve në ish Jugosllavi.

Hallka e parë e zinxhirit jugosllav, pas 7 dekadave okupim, ra më 11 Mars 1981, në Pranverën e madhe, për tu hequr përgjithmonë, me Epopenë e UÇK-së dhe çlirimin e vendit, në qershor të vitit 1999, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në fb:

11 Marsi shënon fillimin e një epoke e cila do të riformulonte interesat e shqiptarëve në ish Jugosllavi, duke sjellë në qendër interesin nacional të shqiptarëve. Megjithëse kombi i katërt në atë krijesë shtetërore artificiale, shqiptarët ishin të ndarë në disa republika dhe pa të drejta të barabarta që i proklamonte regjimi i atëhershëm.
Hallka e parë e zinxhirit jugosllav, pas 7 dekadave okupim, ra më 11 Mars 1981, në Pranverën e madhe, për tu hequr përgjithmonë, me Epopenë e UÇK-së dhe çlirimin e vendit, në qershor të vitit 1999.
Në kujtim të asaj dite madhore të popullit tonë, kujtojmë me nderim atdhetarët që i kontribuuan suksesit të demonstratave anti jugosllave, kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe qëndrestarët përball dhunës së paparë të ish regjimit si dhe mijëra shqiptarë që mbajtën mbi 700 shekuj burg.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve në rrugën e Pranverës së madhe të vitit 1981!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/p/165XXf5BZK/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Forumi për Ndryshime në Arsim kërkon që Artan Grubi të mos ligjëroj në Universitetin e Tetovës pas përfshirjes në listën e zezë amerikane

Gjyla Halili

Dedivanaj dhe Dushaj takim në qendrën ILIOS: Fëmijët janë thesari ynë, është detyra jonë të bëjmë gjithçka për t’u siguruar atyre një të ardhme më të mirë të mundshme.

Gjyla Halili

Jo zbarkim i Policisë në veri pa lejen e KFOR-it”, konfuzioni që shkaktoi Stoltenbergu për forcat e sigurisë

admin