AKTUALE

Propozim-ndryshimet e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave kaluan në procedurë të mëtejshme në Kuvend

Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet në seancën e sotme vendosi që Projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit të dërgohet në procedurë të mëtutjeshme.

Ndryshimet e propozuara nga deputetët Sadik Sulejmani, Halil Snopçe, Kaltrina Beqiri, Adnan Azizi, Salim Sulejmani, Rijad Shaqiri, Imërlije Saliu Fetai dhe Saranda Imeri Stafai, vendosin kushtet për zgjedhjen/emërimin e drejtorit të Drejtorisë së Inteligjencës Financiare, përkatësisht kërkohet që kandidati për këtë pozitë të ketë një vërtetim ose çertifikatë për provim të kaluar për njohjen e një nga katër gjuhëve më të përdorura në Bashkimin Evropian (angleze, frenge, gjermane dhe italiane) në nivelin B2 nga Korniza e Përbashkët Evropiane e Referencës për Gjuhët, lëshuar nga një institucion ose organ brenda ose jashtë vendit, i regjistruar si ofrues i këtij shërbimi, jo më i vjetër se pesë vjet.

Ligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar dhe këtë e ka sqaruar Sulejmani.

Sipas ligjit ekzistues, Drejtoria e Inteligjencës Financiare është e pavarur operacionalisht në kryerjen e kompetencave të saj dhe ka autoritetin për të kryer plotësisht lirshëm kompetencat e saj, duke përfshirë marrjen e vendimeve në lidhje me analizën, kërkesën, përcjelljen dhe dorëzimin e rezultateve të analizave dhe informacionit, të dhënave dhe dokumentacionit tek autoritetet kompetente dhe njësitë e inteligjencës financiare të një vendi tjetër. Me të udhëheq drejtori i cili emërohet dhe shkarkohet nga Qeveria me propozim të Ministrit të Financave me shpallje publike.

Banner

Related posts

”Financial Times”: Mira Murati gruaja e ngarkuar për nxitjen e IA në botën reale

admin

Xhaferi – Haxhiev: Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi ofron mundësi për lidhje të thelluar ekonomike mes Evropës dhe Azisë

Gjyla Halili

Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Gjyla Halili