AKTUALE

ShA Mepso dhe ShA ESM punojnë bashkë në zhvillimin e rrjetit të transmetimit dhe integrimit të  burimeve të ripërtëritshme  të energjisë

Në takimin e sotëm koordinues, udhëheqësia e ShA MEPSO dhe ShA ESM harmonizuan strategjitë për zhvillimin e infrastrukturës elektrotransmetuese dhe mundësitë për integrimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme. Në drejtim të forcimit të rrjetit të transmetimit dhe sigurimit të stabilitetit dhe besueshmërisë më të madhe, ShA MEPSO prezantoi projekte me fokus të veçantë përshtatjen dhe zgjerimin e kapaciteteve të infrastrukturës transmetuese për burime të reja prodhuese të energjisë dhe ndërtimin e objekteve për ruajtjen e energjisë, ndërsa ShA ESM prezantoi planet për zgjerimin e portofolit të prodhimit.

Në takim u shkëmbyen informacione lidhur me përpjekjet që po bëhen për ndërtimin e linjave të reja të transmetimit, stacioneve të reja të transformatorëve dhe aplikimin e teknologjive të avancuara që do të përmirësojnë efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit elektroenergjetik.

Të dy kompanitë ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit dhe dinamizimin e aktiviteteve për realizimin e projekteve të planifikuara me të vetmin qëllim për t’iu përgjigjur sfidave të ardhshme në fushën e energjisë dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të sektorit energjetik në vend.
——————————————

Banner

Related posts

Takim Ahmeti Varnes, diskutohet për marrëdhëniet ndëretnike dhe sfidat globale

Gjyla Halili

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vazhdon vizitën në Uashington

admin

Mickoski e Mexhiti në Stamboll te Erdogani, ja çfarë dhurate pritet t’i japin presidentit të Turqisë

Gjyla Halili