AKTUALE

Mexhiti në Stamboll takon çairasin Sabri Demiri, një nga këshilltarët më të besuar të Presidentit të Turqisë

Banner

Në qytetin e Stambollit, aty ku takohen dy kontinente dhe historia flet me madhështi, pata kënaqësinë të takoja mikun tim, Sabri Demirin.

Një shqiptar nga Çairi i Shkupit, një djalë i dheut tonë, i cili, me vizion, punë dhe përkushtim, ka arritur të bëhet një nga këshilltarët më të besuar të Presidentit të Turqisë. Një histori suksesi që nuk vjen rastësisht, por si rezultat i shpirtit shqiptar që nuk ndalet para asnjë sfide.

Ky takim nuk ishte vetëm një bisedë miqësore, por një moment krenarie kombëtare. Ishim dy djem të Shkupit, në një nga metropolet më të mëdha të botës, duke dëshmuar edhe një herë se shqiptarët nuk njohin kufij kur bëhet fjalë për suksesin.

Është gjithmonë kënaqësi dhe krenari të shohësh bashkëvendas që arrijnë suksese të mëdha!

Banner

Related posts

Ash krahu i Selës: Mjaft me paaftësi dhe papërgjegjësi-dorëheqje tani!

Gjyla Halili

Selimi i reagon Mickoskit: Jo kryeministër, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi! 59 nuk është vetëm një numër…

Gjyla Halili

BDI Tetovë: Bilall Kasami dhe kabineti i tij kanë shpenzuar nga 800 euro në ditë

Gjyla Halili