AKTUALE

Trudeau: Kanadaja do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën dhe ukrainasit në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme

Kryeministri kanadez Justin Trudeau në rrjetin social Facebook ka reaguar pas dështimit të takimit mes presidentit të SHBA-ve dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky. Trudeau shkruan se Rusia ka pushtuar Ukrainën në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikueshme. Tutje kryeministri kanadez ka shkruar se lufta e ukrainasëve për demokraci, liri dhe sovranitet është një luftë që ka rëndësi të për të gjithë.
“Rusia pushtoi Ukrainën në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikueshme. Për tre vjet tani, ukrainasit kanë luftuar me guxim dhe qëndrueshmëri. Lufta e tyre për demokraci, liri dhe sovranitet është një luftë që ka rëndësi për të gjithë ne. Kanadaja do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën dhe ukrainasit në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar kryeministri kanadez Justin Trudeau.

Banner

Related posts

Kryetari i shoqatës “Malësia” Kaliforni, Sheki Krniç: Skënderbeu mbetet simbol i pavdekshëm i kombit shqiptar

Gjyla Halili

Forumi i gruas dhe ai rinorë nga Fronti Europian me aktivitet të përbashkët tek tregu i grave në Tetovë

Gjyla Halili

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme

Gjyla Halili