AKTUALE

“Kjo kërkesë nuk do të pranohet”! Kasami i përgjigjet Ali Ahmetit që kërkoi që zgjedhjet parlamentare të mbahen me ato lokale

Këta tanët që janë andej, le t’i braktisin këto institucione”, kjo ishte thirrja që i pari i BDI-së, Ali Ahmeti i bërë koalicionit VLEN, që siç tha, nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë, por pranojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, së bashku me ato lokalet.

Kësaj kërkese të Ahmetit iu përgjigj i pari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami që siç tha, “Kjo kërkesë nuk do të pranohet”. Kërkesa e Ali Ahmetit, për Kasamin është kërkesë jologjike.

“Pra në komunat kryesore, me situatën që ballafaqohen ata, nuk mund të gjejnë kandidat dhe nuk mund të organizohen për të marrë pjesë në zgjedhje sepse, fatkeqësisht për ata, njeriu kryesor që ua organizonte gjithë kampanjën zgjedhore është në eksil. Jo rastësisht ata kërkojnë, kanë një kërkesë që është jologjike dhe e papranueshme që bashkë me zgjedhjet lokale të vijnë edhe ato parlamentare dhe e dinë që kjo kërkesë nuk do të pranohet”, tha Kasami.

Banner

Related posts

Kulla: Ali Ahmeti është personaliteti më i madh që e ka prodhuar historia e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, priti në takim përfaqësuesit e Saubermacher Tetovë z. Arsim Fidani dhe z. Vullnet Sela

Gjyla Halili

Osmani: Fronti Europian është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha

Gjyla Halili