Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur Amer Kapetanoviq, sekretar i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal, organ operativ i Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), destinacioni i parë i të cilit në turne është Shkupi.
Duke e theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, siç theksuar nga Kabineti i saj, Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e ndërlidhjes ekonomike dhe infrastrukturore, përfitimin nga tregu i përbashkët rajonal dhe nevojën për integrim të rajonit në tregun e vetëm evropian.
“Ajo pret që Plani për rritje dhe axhenda reformuese ta nxisin zhvillimin e Ballkanit Perëndimor përmes ndryshimeve në zona konkrete, të mbështetura me mjete financiare evropiane, përfitimi i të cilave ndërlidhet për realizimin e të njejtave në afate të caktuara të sakta. Bahskbësieduesit janë dakord se respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi janë kusht për bashkëpunimin e suksesshëm në një sërë fushash, që do të sjellë deri në nivel më të lartë të përmbushjes së nevojave të qytetarëve përmes plotësimit të Kritereve të Kopenhagës dhe ndryshimit të narrativës dhe sjelljes së BE-së ndaj nesh”, theksohet në komunikatën e Siljanovska Davkova.
Kapetanoviq e falënderoi presidenten Siljanovska-Davkova për kryesimin e suksesshëm të Samitit të PBEJL të vitit të kaluar, përpjekjet për të ruajtur besueshmërinë e kësaj nisme rajonale dhe vazhdimin e qetë të procesit. Ai shprehu kënaqësinë për konstruktivitetin e autoriteteve maqedonase dhe shpjegoi synimin e Këshillit për krijimin e Katalogut të interesave të përbashkëta.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i përgjithshëm informoi për Samitin e ardhshëm digjital për Ballkanin Perëndimor, i cili pritet të nxisë dinamikën e bashkëpunimit rajonal në fushën e digjitalizimit.
Në takim u ndanë qëndrime rreth situatës aktuale politike në BE, problemin me standardet e dyfishta të Unionit, arsyetimi i të cilave kërkohet në vendimmarrje konsensuale.
Siljanovska-Davkova dhe Kapetanoviq theksuan rrezikun e bilateralizimit të integrimit evropian nga fqinjët përmes abuzimit të vetos, presioneve për identitetin dhe përpjekjeve për të rishikuar historinë.