AKTUALE

Ndërmarrja për rrugë shtetërore realizon projekte edhe në Komunën e Tetovës

Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore me sukses realizon projektet edhe në Komunën e Tetovës. Nga kjo ndërmarrje gjatë ditës së sotme kanë njoftuar se në mënyrë intensive punohet në asfaltimin e një pjese të rrugës regjionale 12 03 në Tetovë, përkatësisht në afërsi të Kazermës dhe stadiumit të qytetit. Realizimi i këtij projekti që kap vlerën prej 10 milion denarë është pjesë e Programit vjetor për investime.
‘Investimet dhe ndërtimi i infrastrukturës moderne rrugore mbetet prioritet i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH).
Jemi të fokusuar në realizimin e Programit vjetor për investime të NPRRSH dhe në kuadër të këtij Programi realizohet edhe projekti për ndërtimin e rrugës regjionale 12 03 në Komunën e Tetovës.
Punohet në mënyrë intensive për asfaltimin dhe lëshimin në përdorim të këtij aksi rrugor.
Investitor për realizimin e këtij projekti është NPRRSH, ndërsa vlera është rreth 10 milion denarë, mjete të cilat janë të parapara në Programin vjetor”, kanë njoftuar nga NPRRSH.

Banner

Related posts

Vendim historik për qytetarët e Sarajit: Me vendim të shumicës së këshilltarëve komunal ulet tatimi në pronë

Gjyla Halili

Zgjedhjet lokale, partitë politike maqedonase kanë filluar të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve

Gjyla Halili

Analistët skeptikë se BE-ja do të marrë parasysh “ultimatumin” e Kurtit për heqjen e masave

admin

Leave a Comment