AKTUALE

Myftiu i Tetovës Dr. Selver ef. Xhemaili: U përmbyllën me sukses teravitë me hatme në Xhamia e Sahatit

Në Tetovë, në ambientet e Xhamia e Sahatit, u përmbyllën me sukses faljet e teravive me hatme, duke shënuar një nga momentet më të veçanta shpirtërore të muajit të bekuar të Ramazani.

Ceremonia e duanë së hatmes u zhvillua në praninë e Myftiut të Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, i cili udhëhoqi edhe lutjen përfundimtare, i shoqëruar nga përfaqësues të Myftinisë së BFI-së Tetovë.

Me këtë rast, Myftiu Dr. Selver ef. Xhemaili përgëzoi hafizin e njohur Hfz. Havzi Ramadani për përkushtimin dhe angazhimin e tij gjatë gjithë muajit, si dhe falënderoi besimtarët për pjesëmarrjen dhe atmosferën e gjallë shpirtërore që i dhanë xhamisë.

Në fjalën e tij, ai u lut që Allahu t’ua ketë pranuar ibadetet të gjithë besimtarëve, duke u dëshiruar paqe, begati dhe mirësi në familjet e tyre.

Ky aktivitet përmbyll një cikël të rëndësishëm fetar dhe përbën një nga ngjarjet më domethënëse në kuadër të programit vjetor të Myftinisë së Tetovës.

Banner

Related posts

Fronti Europian hap shtabin në Kumanovë

Gjyla Halili

“Afera, punë joprofesionale, paaftësi”/Iku Kocevski, Kuvendi konstatoi dorëheqjen!

Gjyla Halili

“Fronti n’shesh”, Ahmeti: Nga ky shesh ta nisim frontin e madh të fitores

Gjyla Halili