AKTUALE

Pas lajmit të publikuar nga Klan Maqedoni për nxënësit e Gjimnazit në Gostivar, ka reaguar dega e BDI-së, e cila kërkon shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni arsimor

Pas lajmit të publikuar nga Klan Maqedoni për nxënësit e Gjimnazit në Gostivar, ka reaguar dega e BDI-së, e cila kërkon shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni arsimor.

“Pse po heshtin kryetari i grupacionit politik, Arben Taravari, ministresha e Arsimit, Vesna Janevska, Inspektorati i Arsimit dhe u.d. kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani?

Sot bëhet një javë që doli në media (në TV Klan M, TetovaSot, nga gazetari N.A) skandali ku i dëbuan nxënësit nga shkollat e mesme dhe i keqpërdorën ato për tubime politike partiake, dhe ende nuk ka asnjë prononcim, kërkim falje apo llogaridhënie nga të përmendurit!

Urgjentisht kërkojmë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga institucionet përkatëse për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në Gostivar. Pasi i ashtuquajturi kryetar i grupacionit politik dhe njëherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, dhe u.d. kryetari i Komunës së Gostivarit nuk janë prononcuar!

Bëjmë apel deri tek Ministria e Arsimit, po ashtu Inspektorati Arsimor dhe ministresha e Arsimit, që të reagojnë për këtë akt dhe të kenë përgjegjësi, duke ndërmarrë hapa konkretë, siç është marrja e kompetencave të arsimit nga Komuna e Gostivarit dhe shkarkimi i drejtorëve të shkollave përkatëse. Në të kundërtën, kërkojmë dorëheqjen e ministreshës” – thonë nga dega BDI Gostivar.

Banner

Related posts

Nëse jeni në kërkim të një zgjidhjeje se si t’i rinoni buzët, ndiqni këshillat e ekspertëve…

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Ahmeti: Urimet më të mira për muajin e shenjtë të Ramazanit, më shumë respekt e solidaritet ndaj njëri tjetrit

Gjyla Halili