AKTUALE

Blerim Bexheti: Ministrat e Qeverisë sërish përgënjeshtrojnë Izetin dhe “liderët e VREDI”!

Po, po, nuk ka fund gënjeshtrave të Izetit dhe “shokëve” të tij. Pas disa përgënjeshtrimeve dhe “uljes për toke” nga vetë Kryeministri Mickoski, tani përsëri, një “leksion” të freskët ju jep Ministri i Administratës Publike, Minçev dhe Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ministri Mincev e demanton këtë herë dhe thotë: “Mijëra punësimet e Izetit” në administratën publike janë thjesht një populizëm zgjedhor, ose, siç e thonë shqip, “manipulim zgjedhor”!

Ndërsa ministrja e Financave, Dimitrieska-Koçoska, është edhe më direkte dhe konkrete: “Nuk kam nënshkruar punësime në baza etnike dhe një gjë e tillë nuk parashihet sipas planeve vjetore”! VREDI, SKA MA BALANCUES!!!

Vërtet na duhet të pyesim: Po vallë, kush po i beson më këto gënjeshtra absurde…… flamuri, gjuha shqipe, përfaqësimi i drejtë…?
Po kush, vallë, do ju besojë? Mos ishte “tragjedi”, do ishte “komedi”! Më shumë duket si një lojë e “Liza-s në Botën e Çudirave”, ashtu si e quan vetë Mincev qajsen e Mexhitit, në botën e Lizës çdo gënjeshtër kalon dhe çdo absurditet është i pranueshëm!

Gënjeshtrat se mund të bëni diçka nuk kalojnë, as kur bëheni si “Liza në Botën e Çudirave”!

Banner

Related posts

Fondacioni Golden Eagle do të punësoje një person me aftësi të kufizuara në Tiranë.

Gjyla Halili

Kuvendi shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Gjyla Halili

Kërçovë, banorët e Biçincës duan sanimin e rrugës! Dehari: Rruga do të rregullohet së shpejti, bashkë me të edhe rrugë tjera

Gjyla Halili