AKTUALE

Bekteshi: Duan ta heqin gjuhën shqipe nga ambalazhet e produkteve

Banner

Në Daily Click në TV21, Kreshnik Bekteshi nga BDI tha se duan ta heqin gjuhën shqipe nga ambalazhet e produkteve, që siç thotë, Levica ka dorëzuar iniciativë në Kuvend që Bekteshi tha se, kjo iniciativë ka qenë edhe në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, përcjell TV21. Bekteshi tha se shqiptarët përbëjnë rreth 30% të tregut dhe konsumatorëve dhe t’ua mohosh gjuhën shqipe, Bekteshi tha se është diskriminim i paparë.

“Në kuadër të Kuvendit, është dorëzuar iniciativë nga Levica e cila iniciativë ka qenë e programit të VMRO-DPMNE-së me të cilën ka garuar në zgjedhje, për shfuqizimin e tërësishëm të gjuhës shqipe në pjesën e mbrojtjes së konsumatorëve apo në pjesën e produkteve. Në pjesën e ambalazheve, deklaratave, përmbajtjes, mos të jetë obligim nga ana e tregtarëve dhe prodhuese që edhe në gjuhën shqipe të shpjegohet se produkti i caktuar çfarë përmbajtje ka. Kjo është kundër çdo parimi, kundër çdo direktive të BE-së dhe mos të flasim që qytetarët në RMV edhe si qytetarë pro edhe si konsumatorë, përbëjnë rreth 30 % të tregut dhe konsumatorëve dhe t’ia mohosh të drejtën e gjuhës në pjesën e produkteve, kjo është një diskriminim i paparë”, tha Bekteshi.

Banner

Related posts

Ish-deputetja e PD-së kandidate për Bashkinë e Tiranës: Jam e gatshme të marr përsipër sfidën. Misionin për të mbështetur…

admin

Këshilli Gjyqësor shkarkon gjykatësin e Apelit Enver Bexheti, i cili ishte në listën e zezë amerikane

Gjyla Halili

Bordit të shoqatës “Jehona e Malësisë” i bashkangjiten katër profesionist të rinjë/Dedivanaj: Kjo përbërje e re përfaqëson ndërthurje të fuqishme të shkencës, artit, juridikut, ekonomisë dhe aktivizmit qytetar

Gjyla Halili