AKTUALE

Gjeloshaj: Deri në fund të muajit do të rishqyrtojmë nëse do të mbetemi në Qeveri

Banner

Kryesia e Forumit Shqiptar do të vendosë deri në fund të shkurtit nëse do të vazhdojnë pjesëmarrjen në Qeverinë e Millojko Spajiqit apo do të largohet prej saj, ka thënë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.

Shkak për këtë lëvizje, thotë ai, janë vendimet e fundit të Qeverisë. Partitë shqiptare janë shprehur të pakënaqura për tenderin e shpallur për dhënien me qira të plazheve dhe se Ulqini do të jetë më i prekur nga ai.

“Do të ketë vendime të mëdha për Forumin Shqiptar dhe popullin shqiptar dhe një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i pjesëmarrjes në Qeveri”, tha Gjeloshaj.

Ai thq se çdo vendim do të merret bashkërisht në emër të dy subjekteve, Forumit Shqiptar dhe UDSh-së, me synim bashkimin dhe forcimin e faktorit shqiptar në skenën politike të Malit të Zi.

Banner

Related posts

Atdhetari Peti Camaj thirje komunitetit shqiptarë në Amerikë: Ejani të suportojmë zërin e fuqishëm të Diasporës dhe Malësisë, Tv Boin

Gjyla Halili

An entrepreneur shares 20 tips for traveling for free

admin

Nën-dega e BDI-së Veleshtë  zgjedh Shtabin e saj zgjedhor

Gjyla Halili