AKTUALE

Agron Dedivanaj me rastin e ngritjes së flamurit kombëtarë në City of Southfield Michigan, për nder të 17 vjetorit të pavarsisë së Kosovës: Duke respektuar të kaluarën, ne ndërtojmë të ardhme të sigurt dhe të ndritshme.

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në ShBA, Agron Dedivanaj sot ka marë
pjesë në evenimentin e ngritjes së flamurit kombëtarë në City of Southfield Michigan, për nder të 17 vjetorit të Pavarsisë së Republikës së Kosovës.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jesh këtu në mesin e bashkombasve duke celebruar rëndësinë e flamurit kombëtarë dhe datës kur fituam shtetin e dytë shqiptar, datës kur Kosova jonë fitoi pavarësinë”- tha mes të tjerash Dedivanaj.

Të nderuar bashkatdhetarë,
Të nderuar veprimtarë të çeshtjes kombëtare
Të nderuar të pranishëm
Zonja dhe zotërinj
Jemi mbledhur sot këtu me rastin e një ngjarjeje shumë të bukur dhe atdhetare.
Pasi deri me tani kemi promovuar dhe ngritur me krenari flamurin tonë shqiptar në disa qytete amerikane, sot këtu në City of Southfield Michigan, solemnisht do të ngremë flamurin kombëtar me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jesh këtu në mesin e bashkombasve duke celebruar rëndësinë e flamurit kombëtarë dhe datës kur fituam shtetin e dytë shqiptar, datës kur Kosova jonë fitoi pavarësinë.
Me ngritjen e këtij flamuri, ne përkujtojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona që dhanë jetën që ky flamur të valvojë me krenari, si në Kosovë, në Shqipëri, në Malësi, ashtu edhe këtu në SHBA-ës.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit, lavdi atyre që dëshmuan në luftën për liri sepse ai që vdes për atdhe, nuk ka vdekur por ka le!
Mënyra më e drejt me të cilën ne mund t’I nderojmë sot ata është të vazhdojmë së bashku kauzën e tyre të shëndoshë atdhetare, idealin e bashkimit kombëtar.
Kështu, duke respektuar dhe kujtuar të kaluarën, ne ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe të ndritshme.
Me këtë rast dëshiroj të përshëndes posaçerisht dy legjendat që janë prezent sot këtu me ne, përkatësitsht gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Esad Çollaku si dhe z. Ferid Berisha, apo globalisht I njohur si Komandant Shkupi.
Kontributi juaj për atdheun dhe kombin shqiptar do të mbetet përgjithmonë I shkruar me germa të arta në historinë tonë të lavdishme!
Ju jeni udhërrëfyesit më të mirë për ne dhe për të gjithë brezat e ardhshëm dhe për këtë ju jemi përjetësisht mirënjohës!
Uroj që ky flamur dhe populli ynë të vazhdojnë të përparojnë dhe të arrijnë suksese të njëpasnjëshme dhe përherë u bashkofshim në raste kaq të bukura dhe motivuese kombëtare.

I would also like të thank dhe City of Southfield, Mayor and his administration for making this activity possible, so we can gather here today and honor our national flag.
With this gesture, they have proven that they not only respect Albanians and our community, but also value the brotherly and centuries-old relations between the Albanian and American people.
We will always be grateful to the USA and let’s celebrate, today and forever.
Gëzuar. Rrnoftë Kosova,
Rrnoftë Shqipëria dhe I gjithë kombi shqiptar!
Faleminderit

Related posts

Propozimi në Gjermani: Emigrantët të dëbohen në kufi

Gjyla Halili

KRYETARI I GJILANIT ALBAN HYSENI I SHTROI DREKË LIDERIT SHQIPTAR ALI AHEMTI NË PLANET NË GJILAN

admin

Izet Mexhiti: Incidentet pasojë e politikës së Ali Ahmetit përçaj e sundo!

Gjyla Halili