AKTUALE

Buxheti për kulturë! Aziri: Shqiptarët nuk kanë arritur të marrin as 12% të buxhetit!

Banner

Në kohën kur Ministria e Kulturës dhe Turizmit propagandon rritjen e buxhetit për kulturën, realiteti për shqiptarët është krejt ndryshe, kështu deklarojë Valmir Aziri nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas Azirit në të gjitha sektorët kryesorë të kulturës, shqiptarët nuk kanë arritur të marrin as 12% të buxhetit dhe projekteve.

VALMIR AZIRI SEKRETARIATI PËR KULTURË PRANË BDI

“Në të gjitha sektorët kryesorë të kulturës, shqiptarët nuk kanë arritur të marrin as 12% të buxhetit dhe projekteve, duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre.Në vend që të mbështesë përfshirjen e artistëve shqiptarë në skenën ndërkombëtare, Ministria e Kulturës ka bërë të kundërtën: ka eliminuar shqiptarët nga çdo mundësi për të promovuar artin dhe identitetin e tyre.245 projekte maqedonase të financuara – shqiptarët vetëm 22 projekte, 40 milionë denarë për maqedonasit – shqiptarët vetëm 3.5 milionë denarë”.
Aziri shtoi se edhe Galeria e Arteve në Gostivar nuk ka marrë asnjë investim serioz.

VALMIR AZIRI SEKRETARIATI PËR KULTURË PRANË BDI

“Për më tepër, Galeria e Arteve në Gostivar nuk ka marrë asnjë investim serioz. Mungesa e mbështetjes për këtë institucion nuk është rastësi, por një përpjekje e qartë për të ndaluar zhvillimin e artit shqiptar dhe për ta lënë atë në harresë.mohimi institucional i letërsisë shqiptare ,320 tituj maqedonas të financuar me 39.5 milionë denarë,60 tituj shqiptarë me 6.6 milionë denarë. Teatri dhe folklori, shuarja graduale e kulturës shqiptare , 33 projekte teatrore maqedonase me 6.2 milionë denarë, 7 projekte shqiptare,70 projekte folklorike maqedonase – shqiptarët vetëm 19 projekte”.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrimin thonë që ky diskriminim brutal dhe segregacioni kulturor ndodh nën qeverisjen , e cila ka treguar paaftësi të plotë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. /tvklan.mk

Banner

Related posts

Velkovski ndaloi përdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, ja ku mund t’i paraqesin rastet qytetarët

Gjyla Halili

Maqedoni, skadon afati për kontrollin e listës zgjedhore

Gjyla Halili

Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta që të ndalet armiqësia mes njerëzve dhe popujve, të ndalen luftërat dhe padrejtësitë

Gjyla Halili