AKTUALE

Trump: Pa subvencionet tona, Kanadaja nuk ekziston, prandaj duhet të bëhet shteti ynë i 51-të

Banner

Presidenti amerikan Donald Trump, me anë të një postimi në Instagram, u shpreh se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi kështu do të kishte “taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje ushtarake shumë më të mirë për popullin e Kanadasë – DHE PA TARIFA”.

Sipas Trump, pa subvencionet amerikane, Kanadaja nuk ekziston më si shtet.
Paguajmë qindra miliarda dollarë për të subvencionuar Kanadanë. Pse? Nuk ka asnjë arsye. Nuk na nevojitet asgjë nga ato që kanë ata. Ne kemi energji të pakufizuar, duhet të prodhojmë makinat tona dhe kemi më shumë dru se sa mund të na nevojitet ndonjëherë. Pa këtë subvencion masiv, Kanadaja nuk do të ekzistonte si një vend i qëndrueshëm. E ashpër, por e vërtetë! Prandaj, Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i 51-të i dashur. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje ushtarake shumë më të mirë për popullin e Kanadasë – DHE PA TARIFA!”, shkruan Donald Trump në Instagram.

Banner

Related posts

Muhamed Elmazi do të udhëheqë me Degën e LD-së në Saraj

Gjyla Halili

Lladrovci: Drenasi për herë të shtatë kampion i performancës!

Gjyla Halili

Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit, ministrja e Jashtme prezanton objektivat

admin