AKTUALE

Shaqiri: Ka pasur raste edhe më të rënda për shqiptarët, por Ali Ahmeti nuk çonte letra

Deputeti nga koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha se letra e Ali Ahmetit është poentim politik dhe se nuk sheh diskriminim nga kjo qeveri ndaj shqiptarëve.

“Letra e z.Ahmeti një poentim politik, nuk e shoh si shqetësim rreth reformave brenda shtetit. Ka pas situata tjera edhe më shqetësuese, si Alfa, Kumanova, etj dhe në atë kohë Ali Ahmeti ishte në qeveri dhe nuk ka pasur reagime me letra apo diçka të ngjajshme. Kjo letër është një poentim politik i tij, sepse nuk ka kërcënim nga situata aktuale politike, kur ajo marrëveshje është firmosuar në prani të faktorit ndërkombëtarë, ndaj të shohim tash se si do ecim drejt BE-së”, tha Shaqiri.

Banner

Related posts

VLEN: “Prokuroria e Abaz Zajazit” ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit

Gjyla Halili

Bëhu gati për orën verore, ja dita ku ndërrohen akprepat e orës

Gjyla Halili

Rendi botëror nën kërcënimin më të madh që nga Lufta e Ftohtë, paralajmërojnë CIA dhe MI6

Gjyla Halili