AKTUALE

Mickoski: U ndërtua ndërtesë për familjet në rrezik social në Koçan

Për mua është gjithmonë kënaqësi kur mund të jem pjesë e një ngjarjeje të tillë, kur diçka vihet në përdorim dhe kur kemi përfitues që e presin këtë moment me gëzim. Kisha nderin t’u dorëzoj çelësat një familjeje dhe një përfituesi të dy apartamenteve sociale të këtij lloji dhe mendoj se në këtë mënyrë po bëjmë gjëra të mira për njerëzit dhe do të vazhdojmë si Qeveri të bëjmë gjëra të mira.

Do të doja të falënderoja zëvendëskryeministrin dhe ministër për Transport, drejtorin e SHA e cila e bëri të mundur realizimin e këtij projekti, kryetarin e komunës, deputetët, anëtarët e tjerë të Qeverisë që janë këtu sot me ne dhe mund të them se do të vazhdojmë në drejtim të lajmeve të mira për qytetarët edhe në periudhën që vijon dhe për gjithçka tjetër që është thënë tashmë, nuk do të doja të përsëris veten – çfarë është bërë dhe çfarë do të vijon më tej.

Prandaj edhe një herë, u uroj banorëve të rinj përdorim të gjatë dhe fat në këto apartamente.“

Banner

Related posts

Sanksionohen 145 shoferë në Shkup, 72 për vozitje të shpejtë

admin

LD: Kalimi masovik i shumë anëtarëve të BDI-së në LD, shqetëson BDI dhe fillon një fushat ndaj Izet Mexhitit për të defokusuar opinionin

Gjyla Halili

MESAZHI I MUFTIUT, H. SABAHUDIN EF. ZENDELI PËR MUAJIN E RAMAZANIT 2024/1445 H.

Gjyla Halili